Përfaqësues të pushtetit vendor dhe policisë ushtruan kontrolle përgjatë gjithë vijës bregdetare. Është kontrolluar zbatimi i vendimit për hapësirat publike. Mësohet se janë gjetur shkelje në 5 subjekte, ndërsa janë sekuestruar dhjetëra shezlongë. Në Shëngjin, një pjesë e konsiderueshme e vijës bregdetare është hapësirë publike ku qytetarët mund të qëndrojnë falas. Klan News