Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Ubt

Dëgjesa e PS-së me rektorin e UBT-së, Berisha: Rama përpiqet të mbulojë diellin me shoshë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi këtë të mërkurë mbledhjen e grupit parlamentar të PS. Në fakt, mazhoranca u mblodh për të dëgjuar rektorin e Universitetit Bujqësor të Tiranës, Fatbardh Sallaku, pas 24 masave të sigurisë që lëshoi SPAK për zyrtarë të këtij institucioni. Sipas Berishës, Rama përpiqet që të mbulojë diellin me shoshë....

Shkurt 26, 2025

“Lavdinë e marrin të tjerët”, Rama: Hetimin për UBT-në e nisi SHISH dhe Policia e Shtetit

Kryeministri Edi Rama deklaroi para grupit parlamentar të PS-së se hetimin për Universitetin Bujqësor e ka nisur Shërbimi Informativ i Shtetit dhe Policia e Shtetit. Madje sipas tij, ata janë pas shumë hetimeve, pavarësisht se lavdinë e marrin institucione të tjera. Rama tha se inkurajon çdo hetim, por paraburgimet me “të rënë të lapsit” dhe...

Shkurt 26, 2025

24 masat e sigurisë te UBT, Rama: Universiteti në kthesë historike, s’ka asnjë arsye për këtë lloj goditje

Këtë të mërkurë grupi parlamentar i Partisë Socialiste zhvilloi një dëgjesë me rektorin e UBT-së, Fatbardh Sallaku pas masave të sigurisë për 24 zyrtarë të universitetit. Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama u shpreh se Sallaku vetë nuk është nën hetim dhe edhe para se të kandidonte për rektor i ka drejtuar një letër...

Shkurt 26, 2025
SPAK

Abuzim me tenderat, 24 të hetuar te “Bujqësori”. SPAK: Shkelje në 9 procedura me vlerë 90 milionë Lekë

9 procedura tenderimi me vlerë 90 milionë Lekë ose 900 mijë Euro, janë gjetur nga SPAK si të dhëna në kundërshtim me ligjin nga zyrtarë të Univeristetit Bujqësor të Tiranës. Nën hetim për akuzat e shkeljes së barazisë në tendera dhe falsifikim të dokumenteve janë vënë 24 zyrtarë. 5 prej tyre në masën e sigurimit...

Shkurt 25, 2025

Abuzimi me tenderat te “Bujqësori”, SPAK njoftim zyrtar: Janë hetuar 9 procedura prokurimi të zhvilluara në vitin 2022

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me urdhër të SPAK ka lëshuar 24 masa sigurie për stafin e Universitetit Bujqësor të Tiranës. Lidhur me këtë rast ka pasur edhe një njoftim zyrtar nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. SPAK në njoftimin për media bën të ditur se janë...

Shkurt 25, 2025

“UBT ishte si kamp refugjatësh”, Rama : Arritëm ta fusim në një trajektore krejt tjetër

Kryeministri Edi Rama në konferencën kombëtare për arsimin e lartë, foli në panelin e prezantimit të Dokumentit për Arsimin e Lartë 2030. Ndër të tjera Rama u ndal edhe tek Universiteti Bujqësor i Tiranës duke e quajtur atë zhvillimin më të bukur. Sipas Kryeministrit do të vijohet të ndiqet modeli i bashkëpunimit që ka krijuar Universiteti Bujqësor me...

Shkurt 18, 2025

Rama: Të sigurohemi që në 2030 të kemi një UBT me imazh të ri

Ish-rektorin e universitetit BOKU të Vjenës, Hubert Hasenauer e solli në Shqipëri një urë miqësie e ngritur në mënyrë të befasishme me Kryeministrin Rama që vetë e përshkroi të tillë në podcast-in e tij të radhës me të ftuar edhe rektori i UBT-së dhe Dajana, studente e këtij universiteti. Ky i fundit prej vitit 2024...

Shkurt 8, 2025

Qeveria do të marrë konsulencë nga UBT

Universiteti Bujqësor i Tiranës do të ndihmojë qeverinë në fushat e konsulencës dhe ekspertizës për kërkime shkencore për nevoja që ka shteti në fusha të ndryshme. Për këtë çështje, Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku dhe Rektori i Universitetit Bujqësor Fatbardh Sallaku firmosën një marrëveshje bashkëpunimi. Ministri Mazniku tha se ky bashkëpunim është...

Dhjetor 23, 2024

Begaj e Rama urojnë studentët që ulen për herë të parë në auditore

Sot ka startuar viti i ri akademik 2024-2025, ku rreth 20 mijë studentë u janë drejtuar për herë të parë auditoreve në universitete. Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka uruar këtë vit akademik nga Universiteti Bujqësor i Tiranës (UBT), i cili është më i vjetri në Shqipëri dhe i pari në të gjitha rankimet kombëtare...

Tetor 7, 2024

Mbështetja e studentëve për degët prioritare. Sallaku jep detajet për vitin akademik 2024-2025 në UBT

Ministria e Arsimit ka publikuar në detaje kalendarin për aplikimin dhe regjistrimin e studentëve në universitete për vitin akademik 2024-2025. Aplikimi online është caktuar nga data 30 Korrik-4 Gusht. Në këtë periudhë gjashtë ditore, maturantët zgjedhin 10 programe studimi. Në studion e Klan News ishte i ftuar Rektori i Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku për të...

Korrik 26, 2024