Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan NostalgjiKlan NostalgjiKlan MusicKlan MusicKlan RadioKlan RadioKlani ImKlani Im

Cilësimet

Modaliteti i dritës

Madhësia e shkronjave

16px

Aksesueshmëria

Redukto lëvizjet

Pakëson animacionet dhe efektet pulsuese.

Font i lexueshëm

Përdor shkronja më të thjeshta për lexim.

Hapësira mes rreshtave

Thekso lidhjet

I bën linket më të dukshme në artikuj.

Vrasja E Martin Canit

Vrasja e Martin Canit, gjykata shpall sot vendimin

Gjykata e Tiranës do të shpallë sot vendimi sa i takon vrasjes së Martin Canit, ku autori i dyshuar është i mituri M.P. Prokuroria ka kërkuar 25 vite burg për të, por sipas Kodit Penal për të mitur, ai nuk mund të dënohet më shumë se 12 vite. Mbrojtja e autorit 14-vjeçar kërkoi më 4...

Dhjetor 9, 2025

Vrasja e Martin Canit, gjykata shpall vendimin më 9 dhjetor

Mbrojtja e 14-vjeçarit Mario Përlleshaj, në gjykim për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij, Martin Cani, me thikë më 18 nëntor 2024, kërkoi këtë të enjte në gjykatë rikualifikim të akuzës. Avokatët i thanë treshes së gjyqtarëve se ngjarja ka ndodhur për shkak të një tronditjeje dhe kërkuan që, nga vrasja në rrethana cilësuese, të gjykohet...

Dhjetor 4, 2025

Opinion – Publikimi i videos, nëna e Martin Canit: U trondita jashtë mase, nuk e pashë dot!

Nëna e 14 vjeçarit të ndjerë Martin Cani, Florina, foli sonte në “Opinion” për herë të parë pas publikimit të pamjeve mjaft sensitive në disa media. Thotë se videon e sherrit pranë shkollës “Fan Noli” në kryeqytet, pas të cilit humbi jetën djali i saj, nuk ka mundur ta shohë dhe se është shumë e...

Qershor 11, 2025

Publikimi i pamjeve të vrasjes së Martin Canit, Prokuroria Tiranë nis hetimet

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet pas publikimit të videos së sherrit pranë shkollës “Fan Noli” në kryeqytet, pasojë e të cilit mbeti i vrarë 14 vjeçari Martin Cani. Prokuroria bën me dije se është regjistruar procedim penal për “zbulim të akteve ose të dhënave sekrete”, pas shpërndarjes së pamjeve në disa media. Tek këto...

Qershor 11, 2025

Vrasja e Martin Canit, pesë të mitur dëshmojnë në gjykatë

Në procesin për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani, në seancën e radhës në Gjykatën e Tiranës, u paraqitën për të dëshmuar pesë të mitur, në cilësinë e personave që kanë dijeni për ngjarjen. Siç raporton gazetarja e Klan News Glidona Daci, mes tyre dëshmoi edhe i mituri K.B., i cili ka qenë i pranishëm në...

Qershor 2, 2025

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e 14-vjeçarit

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e M.P., i cili kërkonte shfuqizimin e masës “arrest në burg”. Në njoftimin zyrtar kjo Gjykatë thotë se nuk ka pranuar kërkesën e të miturit, i cili dyshohet se është autor i vrasjes së nxënësit, Martin Cani, krim i ndodhur pranë shkollës Fan Noli, në kryeqytet. 14-vjeçari M.P. po...

Prill 4, 2025
Martin Cani

Vrasja e Martin Canit, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e autorit të dyshuar

Gjykata e Lartë ka rrezuar rekursin për masën e sigurisë “arrest në burg” e të miturit M.Përlleshaj, pasi dyshohet të jetë autori i vrasjes së bashkëmoshatarit të tij, Martin Cani. “Mospranimin e rekursit të paraqitur nga personi nën hetim – i mituri në konflikt me ligjin M. P., kundër vendimit nr. 30-2024-9430/2949, datë 17.12.2024, të...

Prill 4, 2025

Vrasja e 14-vjeçarit/ Rama: Farsa nuk mungoi me forcën që rivret të vrarët

Kryeministri Rama dhe Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu kanë vijuar takimet me prindërit dhe mësuesit për planin e ri të veprimit për fuqizmin e mekanizmave të sigurisë në shkollë për më shumë cilësi, siguri dhe gjithëpërfshirje. Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Rama tha se ky plan veprimi ka ardhur pasi shkak u bë një tragjedi,...

Dhjetor 21, 2024

Kufizimi i TikTok, Rama ndan fotot nga këshillimi me prindër në shkollat e vendit

Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetin e tij social Facebook foto nga diskutimet me prindër në shkolla të ndryshme në vend. “Vijon këshillimi i gjerë me prindërit në shkollat e Tiranës, Kukësit, Mirditës, Dibrës, Tropojës, Pukës, Fierit, Divjakës, Finiqit, Pogradecit, Korçës, Maliqit, Kolonjës, Devollit për kufizimin e rrjeteve si TikTok”, shkruan kreu i qeverisë....

Dhjetor 3, 2024

Protestë tek Ministria e Arsimit, kërkohet dorëheqja e Manastirliut

Kjo protestë qytetare vjen pas ngjarjes së rëndë të ndodhur pak metra larg shkollës ‘Fan Noli’ në kryeqytet, ku nxënësi 14-vjeçar Martin Cani u qëllua për vdekje nga një bashkëmoshatar i tij. Mes lotësh aty qëndroi edhe babai i Martini, Engjëll Cani dhe disa familjarë të tij. Edhe motra e Egli Progës, i cili u...

Nëntor 25, 2024