Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e një 67-vjeçari është regjistruar në fshatin Samaticë, në Bashkinë Dimal. Viktima, i identifikuar si Zenun Zeka, banor i këtij fshati, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë, makina është përmbysur në kanalin anës rrugës, duke i shkaktuar vdekjen drejtuesit...