Sarabia i tërheq vëmendjen Spanjës: Do të na dobësojë si skuadër!

Spanja është kundërshtari i tretë në fazën e grupeve i Shqipërisë në Euro2024. Iberikët nisen si favorit për t’i shkuar deri në fund kompeticion, në një ekip ku nuk mungojnë elementët cilësorë dhe ato të prespektivës.

Por, pavarësisht kësaj, sulmuesi spanjoll, Pablo Sarabia mendon që shfaqja si favorit në letër i kombëtares së tij për të triumfuar mund të mos ndikojë siç duhet në skuadër.

“Ne kemi një ekip shumë të mirë dhe duhet të përqendrohemi te vetja. Etiketimi i favoritëve për të fituar kampionatin Europian vetëm do të na dobësojë dhe nuk do të na ndihmojë aspak.”


Një deklaratë për të cilën duhet të jenë të kënaqur tek kundërshtarët, mes të cilave edhe ajo shqiptare. Kuqezinjtë do të luajnë llogaritë e fundit për një kualifikim të mundshëm përtej fazës së grupeve kundër tyre, në një grup që përbëhet edhe nga Italia dhe Kroacia.

Kampionati Europian i Gjermanisë që mbahet nga 14 Qershori deri më 14 Korrik do të transmetohet falas dhe ekskluzivisht në televizionin kombëtar “KLAN”.

Klan News