Etnik Brruti është zyrtarisht një lojtar i Hajdukut të Splitit.

Mesfushori 22-vjeçar firmosi deri në 2029 me ekipin e njohur kroat.

Një hap i rëndësishëm i futbollistit të Kombëtares Shpresa që deri më tani ka luajtur në Superligën e Kosovës me Malishevën dhe Besën e Pejës.

Etnik Brruti është grumbulluar dhe me Kombëtaren A, por pa arritur të luajë.

/tvklan.al