Këpuca e artë për Cristiano Ronaldon

Portieri i Italisë Gianluigi Donnarumma u kurorëzua si lojtari më i mirë i turneut Euro 2020. 22-vjeçari arriti të mbante rrjetën e paprekur në disa ndeshje të Europianit dhe pësoi vetëm 3 gola teksa kombëtarja e tij arriti lavdinë.

Ekipi i vëzhguesve teknikë të UEFA-s pasi analizoi disa futbollistë në këtë kampionat, vlerësoi që portieri italian meritonte trofeun individual. Në gjysmëfinale, ai bëri një pritje penalltie që rezultoi vendimtare. Goditja erdhi nga Alvaro Morata.

Italiani bëri të njëjtin heroizëm edhe në finale duke i mohuar golin anglezëve Jadon Sancho dhe Bukayo Saka duke i siguruar praktikisht trofeun Italisë. Më këtë çmim, Donnarumma hyn në histori pasi bëhet portieri i parë që e merr në duar.

Cristiano Ronaldo vazhdon të jetë golashënuesi më i mirë i një kampionati europian. Sipas mediave spanjollë portugezi do të fitojë çmimin e këpucës së artë në edicionin që sapo përfundoi.

Ai është në kuotën e 5 golave, po aq sa edhe Patrick Schick, por një asist i dhënë nga futbollisti i Juventus e vë atë në vendin e parë të pretendentëve të këtij trofeu.

Tv Klan