Mjaftoi për të dhënë shpresë për një kualifikim historik përtej fazës së grupeve, duke dhuruar plot 4 gola. Shqipëri-Kroaci që përfundoi me rezultatin 2-2 ishte ndër takimet më të bukura në Kampionatin Europian dhe këtë e konfirmon edhe UEFA.

Takimi i luajtur në Hamburg konsiderohet nga organi më i lartë i futbollit Europian si një nga sfidat më të bukura të këtij Europiani.

Në këtë duel ballkanik, Qazim Laçi kaloi fillimisht në avantazh kuqezinjtë në minutën e 11-të, ndërsa kroatët barazuan rezultatin me Kramariç në minutën e 74-t. Në të 76-tën, Klaus Gjasula shënoi një autogol, ndërsa në minutën e 5-të të kohës shtesë ishte mesfushori kuqezi ai i cili realizoi golin e barazimit.

Ndër sfidat e tjera të përzgjedhura nga UEFA janë edhe Gjermani-Skoci (5:1), Turqi-Gjeorgji (3:1), Kroaci-Itali (1:1), Holandë- Austri (2:3), Spanjë-Gjeorgji (4:1), Austri-Turqi (1:2), Gjermani-Spanjë (1:2), Spanjë-Francë (2:1), Holandë-Angli (1:2).

Për këto 10 takime të përjetuara ekskluzivisht në ekranin e Tv Klan, UEFA ka hapur dhe një sondazh, ku të gjithë tifozët mund të votojnë ndeshjen e tyre të preferuar.

Klan News