Spektakli vijon që në orën 18, me Spanjën që do të mas forcat me Gjermaninë. Kombëtare që kërkojnë të fitojnë për herë të katërt Europianin, por fillimisht duhet të kalojnë sprovën e parë drejt këtij rrugëtimi.

Tekniku De La Fuente ka pak dilema për formacionin që do të hedh në fushë. Dani Olmo dhe Pedri janë në balotazh për vendin e titullarit, ndërsa pjesa tjetër që luajti ndaj Gjeorgjisë konfirmohet.

Morata, Robin Le Normand dhe Dani Carvajal rrezikojnë të humbasin gjysmëfinalen nëse ndëshkohen. ndërsa e njëjta gjë vlen edhe për Antonio Rudiger e Robert Andrich në anën gjermane. Trajneri i Panserave Julian Nagelsmann do të bëjë dy ndryshime nga formacioni i përdorur më parë.

David Raum duket se ka fituar vendin e tij në krahun e majtë, teksa Leroy Sane besohet se ka fituar balotazhin me Julian Wirtz. Pas 8 ndeshjeve pa humbje, Gjermania synon rikthimin tek titulli Europian pas 28 vitesh. Përballje interesante edhe ajo mes Fabian Ruiz, që ka shënuar në tre nga 4 sfidat e fundit për Spanjën, por edhe Jamal Musiala, që ka shënuar 2 gola në 3 ndeshjet e fundit.

Kjo sfidë e orës 18:00 do të luhet në stadiumin e Shtutgart, emocionet e së cilës do të mund t’i përjetoni ekskluzivisht në ekranin e TV Klan Plus.

Klan News