Raportim Live
21:25, 14 Korrik 2024

35’- Rice ndal Laporte në zonë me duar. Mbrojtësi spanjoll kërkon penallti, arbitri vazhdon lojën.

30’- Ndëshkohet me karton të verdhë edhe Dani Olmo, për ndërhyrje te gabuar ndaj Rice.  

25’– Kartoni i parë i verdhë. Harry Kane, ndëshkohet për protesta.

23’- Gabim i Foden në kthimin topit, rrëmben në afërsi të zonës dhe e pason te Yamal. Gjuajtja e sulmuesit spanjoll, ndalet nga Guehi.

21:22, 14 Korrik 2024

“Çmenduria” e ish-kapitenit të Liverpool, 8 orë rrugë me furgon për të parë finalen

“Çmenduria” e ish-kapitenit të Liverpool, 8 orë rrugë me furgon për të parë finalen

Jo vetëm tifozët, por edhe futbollistët janë gati të bëjnë çmenduri për të parë finalen.

Ja ku keni Jordan Henderson! Dikur vetë futbollist i “Tre Luanëve”, por pasi nuk u ftua këtë europian mori një furgon me qira për të arritur në Berlin.

Iu deshën tetë orë rrugë nga Amsterdami për të shkuar që të brohorasë shokët e tij tek Anglia… Lexo më shumë

21:00, 14 Korrik 2024

15’- Reagon Anglia. Walker provon me një top në zonë nga e djathta, Laporte në momentin e fundit largon dhe e dërgon topin në goditje këndi.

13’- Tjetër rrezik i Spanjës. Rodri dërgon një top në zonë me kokë, provon Le Normand me roveshatë, por topi shkon jashtë.

12’- Shkëndijat e para. Williams shpërthen në të majtë dhe futet bukur në zonë, Stones me një ndërhyje vendimtare i mohon golin spanjollëve. Mundësia e parë e rrezikshme në këtë finale.

11’- Krosim i bukur i Luke Shaw nga e majta, Guehi shkakton faull në zonë dhe humb një aksion të mirë të anglezëve.

8’- Kombinime të bukura të spanjollëve nga krahu i majtë mes Williams dhe Dani Olmo, bllokon në momentin e fundit Walker dhe Rice largon rrezikun.

5’- Siç edhe pritej, Spanja qarkullon topin dhe hidhet në sulm. Një krosim i Williams nga e majta, devijohet nga Stones dhe shkon në goditjen e parë nga këndi.

0′- Pritjes i vjen fundi! Starton finalja e Europianit. Spanja dhe Anglia duan trofeun.

20:57, 14 Korrik 2024

“Çmenduri” dhe atmosferë e flaktë në Berlin

Para ndeshjes u zhvillua edhe ceremonia e mbylljes së Euro 2024. Spikati performanca e OneRepublic për këngën zyrtare të turneut, “Fire”. Nuk munguan as fishekzjarret duke përcjellë një atmosferë të flaktë në Berlin.

Stadiumi është pothuajse i mbushur me tifozë anglezë që janë në mazhorancë mbrëmjen e sotme. Ata kanë kryer edhe sakrifica të jashtëzakonshme. Një tifoze pohoi për Tv Klan se ka paguar 4500 euro për një biletë për të parë finalen.

Por të parë se çfarë ndodhi gjatë gjithë ditës së sotme në Berlin, atmosferën dhe detaje të ndryshme mund t’i shikoni duke klikuar KËTU!

20:53, 14 Korrik 2024

Euro 2024 | Spanja, kampione e Europës. Triumf ndaj Anglisë në finale

Euro 2024 | Spanja, kampione e Europës. Triumf ndaj Anglisë në finale

FORMACIONET ZYRTARE:

SPANJA: Unai Simon; Carvajal, Le Normand, Laporte, Cucurella; Fabian Ruiz, Rodri; Lamine Yamal, Dani Olmo, Nico Williams; Morata. 

ANGLIA: Pickford; Shaw, Guehi, Stones, Walker; Mainoo, Rice, Saka, Foden, Bellingham; Kane.


/tvklan.al