Befasitë në Euro 2024 duket se nuk kanë të sosur. Fundi i takimeve të grupit E dhuroi një tjetër fakt tepër interesant. Për herë të parë në historinë e kompeticionit, të katër skuadrat e një grupi e përfundojnë këtë fazë në kuotën e njëjtë pikësh.

Sllovakia, Rumania dhe Belgjika u kualifikuan më tej, ndërsa Ukraina i dha lamtumirë, edhe pse kishte grumbulluar 4 pikë, aq sa kundërshtarët. Barazimi 1-1 mes Sllovakisë dhe Rumanisë i shkoi për shtat të dy kombëtareve që vijojnë më tej, respektivisht si vend i parë dhe i tretë.

Ondrej Duda u bë lojtari i parë sllovak që shënon në dy turne të mëdhenj Europian, si ai i 8 viteve më parë dhe tashmë në Euro2024. Në krahun tjetër, Rumania shënoi golin e katërt me penallti, për të regjistruar edicionin e dytë me më shumë efikasitet para portës, pas Botërorit të 1994 ku realizoi 5 herë.

Belgjika mori 1 pikë që vlen vendin e dytë ndaj Ukrainës. “Djajtë” zhgënjyen sërish, pasi barazuan pa gola, teksa në raundin e radhës do të masin forcat me një prej pretendentëve kryesor për të fituar titullin, Francën.

Klan News