Një ditë pas humbjes me Spanjën, trajneri i Kroacisë, Slatko Daliç, doli në një konferencë për shtyp ku foli edhe për kombëtaren e Shqipërisë, me të cilën do të përballet më 19 Qershor në Hamburg.

Trajneri kroat pati dhe një vlerësim për paraqitjen e kuqezinjve ndaj Italisë, duke e cilësuar Shqipërinë si ekip të fortë.

“E analizova ndeshjen. Shqipëria kaloi në epërsi, u shfaq e barabartë me Italinë, madje mund të barazonte. Nuk duhet t’i nënvlerësojmë, ata kanë ambicie dhe mbështetje nga tifozët, si dhe luajnë me shumë energji. Nuk ishin më keq se italianët”.

Daliç ndërkohë ka bërë të ditur se në përballjen me Shqipërinë që do të luhet më 19 Qershor në Hamburg do të ndryshojë strategji, si skemat dhe lojtarët e formacionit.

Tv Klan