Kampionati Europian i kësaj vere është një minierë ari edhe për gjyqtarët. Komiteti i Arbitrave të UEFA-s ka shpallur tashmë 18 gjyqtarët, ndihmës gjyqtarët dhe zyrtarët e VAR të cilët do të vendosin drejtësi në 51 ndeshjet e turneut nga 14 Qershori deri më 14 Korrik. Organizmi më i lartë i futbollit Europian ka përcaktuar edhe pagesat që do të marrin zyrtarët nga ndeshja në ndeshje.

Për duelet e fazës së grupeve, arbitri kryesor do të marrë 5000 Euro, teksa 2500 Euro të tjera janë të rezervuara për asistentët dhe zyrtarin e katërt. Përgjegjësia në dhomën e sistemit VAR do të paguhet më 3 mijë Euro. Thuajse dyfishim të shpërblimit për raundet me elimimin direkt. Për kryesorin një pagesë prej 10 mijë Eurosh, ndërsa për pjesën tjetër çmimi do të jetë 5 mijë Euro.

Në total, gjyqtarët kryesore do të përfitojnë mesatarisht 300 mijë Euro, ndërsa gjysma e shifrës do të jetë për asistentët, teksa 175 mijë Euro për ata të dhomës VAR. Kampionati Europian do të transmetohet ekskluzivisht dhe falas në TV Klan.

Klan News

/tvklan.al