Të dielën e 25 Majit, do të luhen dy ndeshjet e fundit në Grupin A, për Euro U-17.

Shqipëria, tashmë e eliminuar, sfidon Francën në stadiumin “Elbasan Arena”.

Paralelisht do të luhet edhe dueli mes Portugalisë dhe Gjermanisë. Të dyja ndeshjet do të zhvillohen, duke nisur nga ora 20:30.

Portugalia dhe Franca kryesojnë renditjen me nga 4 pikë, ndërsa pas tyre vjen Gjermania me 3 pikë. Shqipëria ndodhet në vendin e fundit me 0 pikë.

Kuqezinjtë kanë pësuar dy humbje me rezultatin 4-0, fillimisht ndaj Portugalisë dhe më pas ndaj Gjermanisë.

/tvklan.al