Europa vijon të përballet me situatë të vështirë për shkak të zjarreve, me qindra vatra aktive që raportohen në të gjithë kontinentin. Këto pamje vijnë nga Maqedonia e Veriut, ku zjarrfikësit, të ndihmuar nga helikopterë dhe banorë të zonës, luftuan për të vënë nën kontroll vatrat masive në Krushevicë, në jug të vendit.
Flakët përfshinë një zonë me bimësi të thatë dhe terren të vështirë malor, ndërsa kullotat favorizuan përhapjen e zjarrit. Në rajon, edhe Serbia dhe Bosnjë‑Hercegovina po përballen me vatra problematike.
Në Portugali, autoritetet po vijojnë përpjekjet për të vënë nën kontroll tre vatra. Thatësira e zgjatur, temperaturat e larta dhe mungesa e reshjeve kanë krijuar kushte të favorshme për përhapjen e shpejtë të flakëve në disa pjesë të Evropës.
Sipas Brukselit, situata e vështirë pritet të vijojë edhe gjatë javës së ardhshme, sidomos në Rumani dhe Hungari.
Në BE, ky sezon pritet të bëhet i treti më i keq i regjistruar, pas viteve 2025 dhe 2022. Më shumë se 600 mijë hektarë janë djegur deri tani, me rekorde të thyera në Belgjikë, Francë dhe Sllovaki.
Një studim ka paralajmëruar se sipërfaqet vjetore të djegura mund të trefishohen deri në fund të shekullit, nëse nuk merren masa.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 