Europianët do të marrin pjesë në bisedimet për fundin e luftës në Ukrainë, që do të mbahen në Abu Dabi.
Kjo u bë e ditur nga ministri i Jashtëm francez, Jean-Noël Barrot, i cili konfirmoi pjesëmarrjen e Parisit në bisedimet e ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara.
“Evropianët do të jenë të përfaqësuar dhe Franca do të jetë në Abu Dabi për të marrë pjesë në këto bisedime. Franca do të jetë aty dhe do të sigurojë që zëri i Evropës të dëgjohet.”
Pjesëmarrja e europianëve u konfirmua pasi presidenti Donald Trump njoftoi se fundi i luftës mund të ndodhë shumë shpejt.
Uashingtoni do të mbledhë delegacione nga Ukraina dhe Rusia në Abu Dabi, më 10-11 nëntor, për të diskutuar dhënien fund të luftës së Moskës kundër Ukrainës, marrëveshjet e sigurisë për periudhën e pasluftës dhe uljen e tensioneve.
Ndonëse presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka bërë të qartë se dëshiron përfshirjen e aleatëve evropianë në këtë proces, Rusia ka lënë të kuptohet se nuk do të ketë vend për përfaqësues evropianë në tryezë.
I dërguari i Kremlinit, Yuri Ushakov, ka deklaruar më herët se europianët nuk ishin të ftuar në bisedime.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
