Partitë e krahut të majtë në Holandë ndodhen para në sondazhe në zgjedhjet për Parlamentin Evropian duke lënë pas Partinë për Lirinë, anti-emigracion të Gert Wilders.

Wilders është renditur i dyti pas laburistëve pro-Europës të Frans Timermansit. Sondazhet tregojnë se shumica dërrmuese mund të sigurohet nga partitë pro-europiane mes 29 përfaqësuesve të Holandës në Parlamentin Europian. Pjesëmarrja në votime për zgjedhjet e Parlamentit Europian këtë vit ishte 2% më e lartë se në 2019-ën.

Gert Wilders, i njohur për pikëpamjet e tij të hapura mbi emigracionin dhe Islamin, u shpreh se një rezultat i mirë për partitë nacionaliste duhet t’i inkurajojë ato të bashkohen në përpjekjen e tyre për të ndryshuar rregulloret e BE-së dhe për të miratuar më shumë kompetenca te legjislaturat kombëtare.

Këtë të premte, votimet nisën gjithashtu në Irlandë edhe Çeki. Të dielën është dita e fundit kur shumica prej 2/3-ave të vendeve anëtare zhvillojnë zgjedhje.

Zgjedhjet për Paralamentin Europian mbahen në sfondin e luftës, kostot e larta të jetesës në BE të nxitura nga kriza ekonomike e shkaktuar nga pandemia Covid-19, kriza e emigrantëve të paligjshëm shifrat e të cilëve kanë thyer rekorde si dhe dezinformimi kryesisht përmes kanaleve informative të financuara fshehurazi nga Kremlini favorizojnë partitë nacionaliste euroskeptike.

Rezultatet zyrtare të votimeve pritet të dalin pas të dielës kur përfundon votimi në të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Europian.

Klan News