“Zjerm” nga Shkodra Elektronike përfaqëson Shqipërinë në Eurovision 2025, ku këtë të martë mbahet nata e parë e këtij kompeticioni.

Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama uron Shqipërinë në këtë natë të parë.

“MIRËMËNGJES dhe duke i uruar suksese Shqipërisë sonte në Eurovision, me Beatriçen dhe Kolën nga Shkodra Elektronike, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

“Shkodra Elektronike” u krijua nga Kolë Laca dhe Beatriçe Gjergji, dy shqiptarë me origjinë nga Shkodra, por që prej vitesh jetojnë dhe punojnë në Itali, ku veç të tjerash merren dhe me muzikë.

Në shenjë dashurie për atdheun dhe vendlindjen ata e quajtën “grupin” e tyre të vogël muzikor “Shkodra Elektronike”. Përveç këngës e cila do të këndohet në versionin origjinal, shqip, Kolë Laca dhe Beatriçe Gjergji ka vendosur që elementet shqiptare t’i marrin me vete dhe në skenën e Eurovision.

/tvklan.al