Emocionet e shortit të Kampionatit Europian të 21-vjeçarëve u përjetuan ndryshe në Tiranë, aty ku Federata Shqiptare e Futbollit kishte organizuar një event në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, në Shtëpinë e Futbollit.

Të ftuar nga çdo fushë dhe ish-lojtarë të njohur të viteve ’80, që kanë bërë histori me “Shpresat”, Demollari, Canaj, Tomorri, Shehu, ishin të pranishëm, duke komentuar edhe shortin. Shqipëria e trajnerit Alban Bushi do të përballet me Spanjën, Italinë dhe Finlandën. Trajneri Agim Canaj thotë se ekipi Shpresa i ka mundësitë të bëjë një performancë pozitive.

“Kemi një Kombëtare shumë të mirë, që mund të përfaqësohemi. Edhe një rezultat 0-0 me Spanjën këtu na jep shpresë, sepse na rrit psikologjikisht.”

Kombëtarja e 21-vjeçarëve do të luajë me Spanjën dhe Italinë në Arenën Kombëtare dhe me Finlandën në Elbasan Arena.

Tv Klan

/tvklan.al