Një qytet i bukur evropian është cilësuar si vendi më i lirë për britanikët për ta vizituar këtë vit. Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë së bukur, është një nga opsionet më të përballueshme për pushime dhe një zgjedhje fantastike për ata që kërkojnë të eksplorojnë me buxhet të kufizuar.

Kështu e nis shkrimin e saj gazeta britanike “Express”. Thotë se kostoja për aktivitet e ndryshme që ofron kryeqyteti është e ulët.

Biletat për të hyrë në muzetë kryesore varion nga 2.5 deri në 5 Paund. Një dhomë gjumi mund ta gjesh në Airbnb 40 Paund nata.

Tirana ka gjithashtu një jetë nate të gjallë nate dhe turistët do të gjejnë lokale fantastike ku përgatitetn koktejle të ndryshme në zonën e ish bllokut që nuk kushtojne më shumë se 6 ose 7 Paund.

Kur bëhet fjalë për restorante, qyteti ka shumë mundësi zgjedhjeje, që nga gatimet e mishit deri tek ato tradicionale.

I rrethuar nga male, një nga destinacionet më të mira është nga maja e Malit të Dajtit, ku arrihet lehtësisht me teleferik. Atje turistët do të gjejnë pamje fantastike të qytetit dhe një sërë aktivitetesh argëtuese për familjen.

Britanikët që vizitojnë gjatë pranverës ose verës mund të bëjnë një udhëtim njëditor në Durrës, ndërsa për ata që do të qëndrojnë disa ditë sugjeron eksplorimin e fshatrave në veri.

Klan News