E përditshmja britanike “Express”, ka zgjedhur të shkruajë për fshatin bregdetar, Dhërmiun. Jo vetëm si një destinacion i bukur veror për të pushuar, por edhe si një vend ku mund të pushohet lirë.

Në hotelet e Dhërmiut, mund të akomodoheni vetëm për 50 Paund nata në Korrik, atëherë edhe kur piku i sezonit ka hyrë. Dhërmiu, i cili laget nga deti Jon, sipas Esther Marshall, ofron plazhe spektakolare, por edhe ambiente argëtuese për të gjithë ata që duan edhe jetën e natës.

Sipas saj, turistët britanikë që janë në kërkim të vendeve të lira për të pushuar, duhet të konsiderojnë Shqipërinë si destinacion të kësaj vere. Shpella e Pirateve është një nga atraksionet kryesore të Dhërmiut, e cila mund të eksplorohet me varkë, por edhe vetë fshati është një vend i mrekullueshëm për të shëtitur, ndërsa në sugjerim listohet edhe Gjipeja e cila eshte ideale për ata që janë në kërkim të turizmit të aventurës.

Po e njëtja media, në një tjetër artikull shkruan për Gjipenë. Madje e rendit atë si plazhin më të mirë të Shqipërisë, kjo sipas të dhënave nga Trip Advisor. Ndërsa mërr në konsideratë 33 plazhe, nga Shqipëria në Turqi, artikulli nis me Gjipenë, si një destinacion që duhet vizituar patjetër teksa Shqipëria çdo vit e më shumë po regjistron rritjen më të shpejtë të turistëve. Sipas “Express”, kushdo që ende nuk e ka parë, duhet ta vizitojë patjetër tani, ndërsa Shqipëria është akomë e lirë.

Por një tjetër plazh që ja del të jetë në listën e 15 plazheve më të mira në Europë, është Ksamili. Media italiane “Sky” e ka konsideruar si një nga plazhet më të bukura dhe sekrete të Europës, vetëm 20 min larg nga Saranda, përpos faktit që tani gëzon titullin si Kryeyqteti Europian i të Rinjve. Ksamili radhitet i 14-ti mes plazhve të Spanjës, Greqisë, Maltës dhe Turqisë.

Tv Klan