Tirana është përzgjedhur si destinacioni më i lirë për pushime për britanikët këtë vit. Gazeta britanike “Express” e përshkruan kryeqytetin shqiptar si një qytet evropian plot ngjyra, mikpritje dhe çmime të arsyeshme për çdo turist që udhëton me buxhet të kufizuar.
Sipas shkrimit, Tirana ofron kosto shumë më të ulëta krahasuar me qytetet e tjera evropiane: një vizitë në muzetë kryesore mund të kushtojë deri në pesë paund, ndërsa një natë qëndrimi në “Airbnb” nuk i kalon 40 paundët.
Jeta e natës në zonën e ish-Bllokut është një tjetër arsye për të vizituar qytetin. Me koktejle që kushtojnë mesatarisht 6 deri në 7 paund, britanikët mund të shijojnë atmosferën e gjallë të Tiranës.
Për më tepër, “Express” veçon kuzhinën shqiptare dhe mundësitë e shumta për të shijuar ushqime tradicionale e mishra të pjekur, ndërsa rekomandon edhe një udhëtim me teleferik në malin e Dajtit për të parë qytetin nga lart.
Dhe për ata që qëndrojnë më gjatë, gazeta sugjeron një vizitë në Durrës apo në fshatrat malorë të veriut të vendit.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 