Përmbajtjet në Facebook që janë më shumë sesa 30-ditore do të fshihen. Ky ndryshim lidhet me videot ‘live’që më parë ruheshin pa një afat të përcaktuar.
Tanimë, videot e reja ‘live’ do të qëndrojnë për 30 ditë në platformë dhe më pas do të zhduken, përveçse nëse i shkarkoni apo ruani diku.
Videot e postuara përpara këtij përditësimi, do të qëndrojnë edhe pak më gjatë para se të fshihen që përdoruesit të kenë mundësi t’i ruajnë.
Afati është 90 ditë dhe më pas do të merrni një njoftim që videot tuaja do të fshihen. Meta ka deklaruar se përdoruesit do të njoftohen përmes email-it dhe aplikacionit të Facebook se videot ‘like’ të arkivuara janë fshirë.
Platforma sqaroi se ky ndryshim vjen pasi “pjesa më e madhe e shikimeve në videot live vijnë në javët e para të transmetimit”. Më pas shton se ndryshimet “do të përputhin politikat tona të ruajtjes me standardet e industrisë dhe do të ndihmojë që ne të sigurohemi se po sjellim përvojën më të përditësuar të videove live për të gjithë”.
Videot nuk do të fshihen të gjitha menjëherë, por me faza dhe përdoruesit do të njoftohen për videot që kanë radhën. Pas kësaj kanë 90 ditë për t’i shkarkuar ose kthyer në një Reel i cili zgjat maksimumi 90 sekonda.
Deri më tani, janë shfaqur herë pas here probleme me shkarkimin e videove nga Facebook,por kompania është shprehur se po e lehtëson këtë proces që njerëzit mos të humbasin kujtimet e tyre virtuale./tvklan.al