Ndalon reklama gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale

Facebook nuk do të mbështesë fushatën e kandidatëve për president në SHBA që do të mbahet më 3 Nëntor.

Vetë shefi ekzekutiv Mark Zuckerberg tha ditën e enjte se do të ndiqen disa politika, të cilat do të zbatohen në mënyrë të barabarta për të dy kandidatët.

President Donald Trump kandidon për një mandat të dytë dhe në këtë përballje elektorale do të ketë sfiduesin Joe Biden.

Facebook do të krijojë një etiketë për postimet nga kandidatët, që përpiqen të pretendojnë fitore para rezultatit zyrtar të zgjedhjeve.

Zuckerberg shprehet i shqetësuar edhe për një sfidë unike që votuesit amerikanë do të përballen këtë vit, shkak e situatës së pandemisë, e cila ka nxitur një rritje të votimit me postë.

“Unë jam gjithashtu i shqetësuar se me kombin tonë kaq të ndarë dhe rezultatet e zgjedhjeve potencialisht duhen ditë ose javë për t’u finalizuar, mund të ketë një rrezik në rritje të trazirave civile në të gjithë vendin”.

Shumë ekspertë të komunikimit kanë ngritur alarmin mbi situatën e deziformimit, që lidhet me teoritë konspirative që janë skenarë gjithnjë e më të mundshëm rreth rezultateve zyrtare, të cilat të mos jenë të disponueshme menjëherë natën e zgjedhjeve.

Facebook, që është rrjeti më i madh social në botë, do të bllokojë rregullat e përmbajtjes ose dizajnet e reklamave që aplikohen nga kandidatët në këtë fushatë presidenciale.

Klan Plus