vVerdikti për plagosjen e kryer nga A$AP Rocky është dhënë dhe reperi është shpallur i pafajshëm.
Juria e Los Anxhelesit liroi Rakim Mayers nga dy akuzat për plagosje që mund ta dënonin me 24 vite burg.
Ish-shoku i tij, Terell Ephron (A$AP Relli) tha se Rocky hapi zjarr ndaj tij gjatë një zënke në Hollywood Street më 6 nëntor 2021. Ky i fundit mohoi akuzat dhe tha se arma ishte manovër dhe miku i tij i atëhershëm kërkonte para.
Pas dhënies së vendimit, gruaja e tij, Rihanna shpërtheu në lot dhe përqafoi avokatin. Teksa juria po largohej, Rocky u tha: ”Faleminderit që më shpëtuat jetën”.
Jashtë sallës së gjyqit, reperi falenderoi Zotin dhe jurinë që e liruan, teksa u tha gazetarëve dhe fansave se ishte i lumtur që la pas sagën ligjore.
Krah tij ndodhej Rihanna. Ajo nuk bëri asnjë koment dhe më pas çifti u largua me makinën e tyre.

Rihanna ka bërë një reagim në InstaStory duke shkruar:
“Lavdia i përket Zotit dhe vetëm Zotit! Mirënjohëse, e përulur nga mëshira e Tij!”
Avokati i Rocky tha se A$AP Relli është krimineli i vërtetë ndërsa u shpreh i lumtur për klientin e tij, Rihanna dhe dy fëmijët e tyre, duke shtuar se familja është gati të ecë përpara.
Gjatë gjyqit, Rocky vendosi mos të dëshmonte edhe pse zëri iu dëgjua vetëm kur i bërtiti shokut të tij, A$AP Twelvyy duke i thënë “Mos fol!” kur prokurorët e pyetën se çfarë është “AWGE”. “AWGE” është emri i kompanisë së Rocky me rregulla sekrete.








Rihanna luajti një rol në këtë gjyq sepse juria e përzgjedhur u pyet nëse kishin dinin për të apo A$AP, dëgjonin apo kishin shkarkuar këngët e tyre. Juria u përzgjodh me shtatë gra e pesë burra dhe asnjëri prejt tyre nuk ishte me ngjyrë./tvklan.al