Presidenti i Paraguajit, Santiago Penja, dha dorëheqjen të enjten pasi humbi mbështetjen e partisë së tij, ndërsa protestat tronditën kryeqytetin për të tretën ditë radhazi për shkak të kolapsit të “Ueno Bank”, një institucion i madh kredidhënës digjital.
Penja, që u zgjodh tre vite më parë, rezulton të ishte një ndër aksionerët kryesorë të kësaj banke, e cila kishte marrë në zotërim edhe një pjesë të mirë të fondeve shtetërore të pensioneve.
Institucioni financiar i lidhur me qeverinë ka bllokuar kursimet bankare të 2,9 milionë personave, duke shkaktuar shpërthimin e protestave treditore në kryeqytetin e Paraguajit.
Ndaj Penjas kishte nisur një procedurë shkarkimi si president nga Dhoma e Deputetëve, ku partia që e kishte zgjedhur u deklarua për mosmbështetjen e tij.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 
