Familja e tij jeton nën çati plastmasi, vëllai sakrifikon gjithçka për motrën

Familja e tij jeton nën çati plastmasi, vëllai sakrifikon gjithçka për motrën

15:11 10/11/2019

Nga vdekja e babait dhe burrit tek sëmundja e djalit, Afërdita rrëfen peripecitë e jetës

Historia e sotme në rubrikën “ Ka një mesazh për ty” në “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, ka sjellë në fokus marrëdhëniet familjare. Dashuria e vëllait për motrën ka mposhtur çdo sfidë dhe çdo pengesë që iu ka dalë përpara. Afërdita ka udhëtuar nga Greqia dhe ka ardhur në studio për të falenderuar vëllain e saj për çdo sakrificë që ai ka bërë për familjen e saj.

Babai i Afërditës e ka braktisur atë dhe familjen e saj, që kur ajo ishte një foshnjë 6-muajshe. I ati nuk e ka dashur sepse ka qenë vajzë dhe ka kërkuar prej gruas që ta braktisin fëmijën që lindi, por mamaja e saj nuk ka pranuar dhe për këtë arsye ai largohet nga shtëpia.

Vëllai edhe pse vetëm 8 vjeç ka marrë drejtimin e familjes, ka nisur punë dhe ka rritur motrat dhe vëllezërit e tjerë. Mes shumë sakrificash dhe vuajtjesh fëmijët u rritën dhe u martuan duke krijuar familjen  e tyre. Por jeta s’ka qenë e lehtë për Afërditën. Pas 5 vitesh martesë burri vdes dhe ajo mbetet e vetme me 3 fëmijë në Greqi. Ka qenë pikërisht vëllai i saj që la familjen e tij në Shqipëri dhe shkoi për të ndihmuar motrën e tij.

Sot në studio Afërdita ka një mesazh dhe një thirrje për vëllain e saj.

Afërdita: Jeta ime është shumë e vështirë. Kur isha foshnjë 6 mujashe na la babai, 7 fëmijë dhe vetëm mamaja.

Ardit Gjebrea: Nga informacionet që kam unë, babai nuk donte që ti të vije në jetë se ishe vajzë apo jo?

Afërdita: Ashtu është se ishim shumë vajza..

Ardit Gjebrea: Çfarë i tha nënës tënde?

Afërdita: Që të më braktisë, mamaja nuk dëgjonte. Fëmijët thoshte nuk i hedh, edhe me gjithë sakrificat na rriti. Ai vëlla ka filluar punën që 8 vjeç, megjithë atë sakrificë ai më ka mbajtur në qafë mua. Më rriti vëllai, na martoi të gjithëve.

Ardit Gjebrea: Mami u martua prapë?

Afërdita: Jo! 32 vjeçe.

Ardit Gjebrea: Ishte kur ju la babai? Ti ishe vetëm 6-muajshe

Afërdita: Lidhi shaminë e bardhë në kokë dhe rriti shtatë fëmijët. U martuan të gjithë shkuan në shtëpitë e veta. U martova dhe unë.

Ardit Gjebrea: Me kë u martove ti?

Afërdita: U martova me një burrë, që kishte qenë i martuar, i kishte vdekur gruaja dhe kishte një vajzë.

Ardit Gjebrea: Ku jetonte?

Afërdita: Jetonte në Greqi. Më tha mamaja para se të vendosja të martohesha: Po deshe të martohesh me atë djalë, do vendosësh që atë fëmijë do ta quash sikur e linde ti.

Ardit Gjebrea: Dhe ti ashtu e ndjeve?

Afërdita: Po që në momentin e parë…

Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishte vajza e vogël në momentin që vajte ti në atë shtëpi?

Afërdita: Vajza e vogël ishte 7- 8 vjeç. I kishte vdekur mamaja, kishte shumë emocione që i kishte ardhur një njeri i huaj brenda, por me atë dashurinë që i dhashë besoj arrita që të më thotë mama. Edhe sot e kësaj dite e kam shpirt dhe ia them publikisht e dua si dy fëmijët e tjerë.

Ardit Gjebrea: Pra ti u martove me bashkëshortin dhe sa fëmijë të tjerë ke?

Afërdita: Më la 3 fëmijë…

Ardit Gjebrea: Pse thua më la 3 fëmijë?

Afërdita: Se vdiq, pas 5 vjet e gjysmë martesë vdiq…

Ardit Gjebrea: Mbete vetëm?

Afërdita: Ngela vetëm, por fati im, ai vëlla që kam sjellë këtu bëri gjithë sakrificat dhe më bëri varrimin e burrit. Se kur vdiq burri unë kisha në shtëpi vetëm 150 Euro.

Ardit Gjebrea: Më pas kush u kujdes për familjen tënde? Ti nuk u martove më?

Afërdita: Jo, jo jo, s’martohem më. Po vëllai. Akoma nuk dija gjuhën, rrallë kisha dalë në punë. Me përkrahjen e vëllait, se e njihnin kishte 20 vjet aty, më ndihmuan njerëzit dhe më dhanë punë. Por pas 8 muajsh që vdiq burri pësuam një tragjedi tjetër..

Ardit Gjebrea: Akoma?

Afërdita: Kishte çuni një sëmundje të rëndë në kocka..

Ardit Gjebrea: I vogli?

Afërdita: I vogli, 3 vjeç e gjysmë. Pas kësaj dite, gjërat ndryshuan edhe më keq. Unë personalisht, psikologjikisht edhe ekonomikisht, po vëllai punonte nga ora 5 e mëngjesit deri në 11 të natës për të na mbajtur ne, për të bërë sakrificat e mëdha për terapinë e çunit.

Ardit Gjebrea: Vëllai ku jetonte, në Shqipëri apo Greqi?

Afërdita: U shkëput nga Shqipëria dhe jetonte me mua..

Ardit Gjebrea: Vëllai i martuar apo beqar?

Afërdita: I martuar me 4 fëmijë. Fëmijët e tij ishin në shkollë, vetëm iu sillte lekë për libra, për gjëra. Ata asnjëherë nuk janë kënaqur me babanë e tyre sepse ai ishte pas meje, merrej me problemet e mia.

Ardit Gjebrea: Pra vëllai yt në njëfarë mënyre la shtëpinë e vetë dhe merrej me gjithë problemet e tua dhe punonte për të mbajtur dhe familjen e tij dhe familjen tënde?

Afërdita: Po, këtu vinte vetëm një ditë, dy..

Ardit Gjebrea: Si kaloi sëmundja e çunit?

Afërdita: Operimi i parë kaloi shumë mirë, por pas 4 vjetësh mësuam që i doli në kokë. Ai vëlla gjithmonë më jepte kurajo, që s’mund ta harroj dot.

Ardit Gjebrea: Si është djali sot?

Afërdita: Sot djali mirë… Akoma marrim terapi..

Ardit Gjebrea: Vazhdon ta ketë problemin?

Afërdita: Po

Ardit Gjebrea: Sa vjeç është?

Afërdita: 10 vjeç..

Ardit Gjebrea: Zoti bëftë mrekulli..

Afërdita: Vëllai im nuk u kënaq me familjen e vet. I martoi gocat e veta, vetëm dy javë shkonte në shtëpi, si i ftuar në dasëm se ishte i përkushtuar pas familjes sime.

Ardit Gjebrea: Çfarë qëndrimi ka mbajtur nusja e vëllait tënd sepse me siguri do ketë qenë pas teje dhe fëmijëve të t’u dhe do t’i ketë munguar koha kushtuar familjes ashtu sikurse duhet nga një bashkëshort?

Afërdita: Nusja e vëllai tim është një heroinë, jemi 6 motra ajo është e shtata.. Asnjëherë nuk iu prish zemra, nuk i tha vëllai asnjëherë: Boll, o me motrën, o me familjen tënde..

Ardit Gjebrea: Nuk ndodhi kjo?

Afërdita: Asnjëherë! Ka bërë sakrifica të mëdha dhe ajo.. Ajo kujdeset për mamanë time, ka marrë dhe tezen që s’ka fëmijë që iu dogj shtëpia dhe e ka marrë aty dhe motrën që është e ndarë nga bashkëshorti.

Ardit Gjebrea: Shpresoj që ai të ketë një shtëpi të bollshme?

Afërdita: Jo! Prandaj kam ardhur këtu se kam një brengë ta madhe në shpirt, se para se të më vdiste burri mua, ai po ndërtonte një shtëpi të re dhe pasi vdiq burri im i ndaloi të gjitha, stop.

Ardit Gjebrea: Punimet?

Afërdita: Po punimet. Vajzat e tij nuk janë ngopur me babain e tyre janë rritur jetime me baba të gjallë, e ka në parë si në fotografi..

Ardit Gjebrea: Ku jetojnë ato sot?

Afërdita: Jetojnë me një plastmas…

Ardit Gjebrea: Pra vëllai nuk e mbaroi dot shtëpinë, të gjitha paratë që kishte bërë i vendosi në dispozicionin të familjes tënde, të tezes, të motrës dhe la familjen e tij që të jetonte me çati plastmasi vetëm që t’ju mbante juve?

Afërdita: Po! Se po mos ishin hallet e mia problemet e mia, ai do ta kishte ndërtuar shtëpinë..

Ardit Gjebrea: Dhe çfarë do i thuash?

Afërdita: Do i them stop tani, mjaft je kujdesur për mua dhe fëmijët, të kthehet pas familjes së vet, ta ndihmojë Zoti dhe mos e nxjerrin dimrin aty ku janë..

Në studio vjen vëllai i Afërditës së bashku me nusen e tij. Zoti Imer nuk i mban dot lotët kur shikon në anën tjetër të ekranit motrën e tij.

Imer: Kjo është e papritur! E kam rritur!

Afërdita: Vëllai im i dashur!

Imer: Urdhëro motër!

Afërdita: Motra e shtatë e dashur. Sot nuk mjafton një falenderim publikisht. Ndihem shumë bosh në shpirt kur ju shikoj juve në atë jetesë ku keni ngelur, mua më duket se keni ngelur prej meje.

Imer: Në asnjë mënyrë jo, do bëhet çdo gjë do arrijmë çdo gjë, me Zotin para.

Afërdita: Dua t’ju falenderoj për çdo sakrificë që ke bërë për mua, le familjen tënde dhe u kujdese për familjen time për vite me radhë..

Imer: Asgjë s’kam bërë, janë detyra njerëzore motër ato.. Më falni për emocionet!

Afërdita: Vajza e madhe doli nuse nga shtëpia jote, me ndihmën tënde. Gjithçka kam unë sot i kam nga ti, por ti ke ngelur pas me familjen tënde, nga unë.

Imer: Nuk jemi mbrapa. Njeriu duhet të jetë i pasur në shpirt dhe unë e kam bërë me shpirt duke mos tentuar që lë ndonjë gjë mangut, pavarësisht aftësive dhe mundësive. Edhe fëmijëve të mi u kam thënë që do hamë më pak dhe do ta çojmë tek fëmijët e motrës.

Afërdita: Unë dua që, stop ta kthesh kokën nga mua. Unë do mundohem me shpirt që fëmijët ti rrit vetë, ti ndihmoj vetë. Ktheje kokën nga familja jote.

Imer: Është e pamundur! Deri sa të martohen dhe fëmijët e tu, sa të kem mundësi, sadopak…/tvklan.al




UKT
Grupi
LAJMET

Të ngjashme


UKT
Grupi