Pasi u kritikua për datat e koncertit në kuadër të turneut më të fundit fansat këtë herë kthejnë vëmendjen tek çmimet e kripura të biletave të koncerteve të Sabrina Carpenter.

25-vjeçarja ka fituar  shumë fansa pas publikimit të këngëve të saj hit “Expresso” dhe “Please Please Please”. Megjithatë, disa prej tyre  thonë se  ajo është ende një artiste e re për të justifikuar çmimet e larta të koncerteve.

 Cmimet e biletave për të shkuar dhe për të parë Sabrinën duke kënduar ka shkuar nga 25 paund në 250 paund, që është dhjetë herë më shumë se vitin e kaluar. Shumë fansa  shprehën zemërimin e tyre në mediat sociale  dhe madje  u bënë thirrje fansave  të tjerë të “bojkotojnë”  koncertet e saj.

Sabrina do të nisë turneun më 3 Mars në Dublin përpara se të  ndalojë për në Birmingham, Londër, Glasgoë, Mançester, Paris, Berlin, Bruksel dhe Amsterdam, ku turneu do të përfundojë më 23 Mars.

Më herët fansat kritikuan artisten për faktin se ka shumë pak data koncertesh dhe se harta e vendeve ku ajo do të përformojë është mjaft e vogël.

Klan News