Në Myzeqe, fermerët po i kushtojnë gjithnjë e më shumë vëmendje kultivimit të fasules, një kulturë që prej vitesh mbetet një nga alternativat më të qëndrueshme për ekonomitë bujqësore.
Në zonën e Libofshës në Fier, kjo bimë kultivohet prej rreth dy dekadash. Për fermerët, zgjerimi i sipërfaqeve me fasule është një zgjedhje e diktuar edhe nga nevoja për një kulturë që ka treg dhe kërkesë të qëndrueshme.
Por këtë sezon, pritshmëritë nuk janë përmbushur plotësisht. Fermerët raportojnë prodhim më të ulët, ndërsa shqetësim mbetet edhe rënia e çmimit të fasules në treg.
Ata shpresojnë që sezonet e ardhshme të sjellin prodhim më të mirë dhe çmime më të favorshme, ndërsa kërkesa e tyre mbetet për më shumë mbështetje, në mënyrë që të përballojnë kostot e prodhimit dhe të vijojnë aktivitetin bujqësor.
/tvklan.al












Botërori 2026 