Procesi i gjykimit të katër liderëve të UÇK-së në Hagë është shoqëruar edhe me një faturë në shifra të marramendëse, të ardhura nga prokuroria dhe gjykata speciale.
Gazetari Baton Haxhiu zbuloi në emisionin Opinion në TV se i gjithë procesi gjatë këtyre viteve ka arritur në afro 2.4 miliardë euro, ku pjesa më e madhe shkon për gjykatën dhe rreth 60-80 milionë euro për mbrojtjen.
Baton Haxhiu: Nuk jam i saktë, por është diku prej 60-80, me siguri.
Blendi Fevziu: 60-80 milionë euro?
Baton Haxhiu: Vetëm me mbrojtje.
Blendi Fevziu: Jo, jo, gjithë procesi me gjykatësit, prokurorët.
Baton Haxhiu: 2.4 miliardë deri tani, 2.4 miliardë ka shkuar i gjithë procesi.
Blendi Fevziu: 2.4 miliardë euro për të dënuar 4 vetë të UÇK-së?
Baton Haxhiu: Saktë. Bashkimi Europian vitin e parë ka ndarë 700 milionë.
Blendi Fevziu: T’i kishin ndarë për fëmijët në Gaza, t’u jepnin bukë. Sa paguhet një prokuror?
Baton Haxhiu: Me gjithë nevojat që ka, me fëmijët, shtëpinë e gjithë të tjerat veç pagës, shkon diku te 300-350 mijë euro viti.
Blendi Fevziu: 350 mijë euro viti?
Baton Haxhiu: Po.
Sipas Haxhiut, kjo është një kosto e lartë që Bashkimi Europian shpenzon për Gjykatën Speciale.
Baton Haxhiu: “Këtu hetuesit paguhen më së shumti, për arsye se ata eksplorojnë në terren dhe kanë punuar gati 2 vite para se të formohet Gjykata Speciale. Mund ta mendoni sesa ka shkuar ai hulumtim për të gjetur gjithë ata dëshmitarë, për t’i paguar, për t’u gjetur strehim nëpër Europë për të qenë dëshmitarët e mbrojtur. 2.4 miliardë është zyrtarisht që BE i ndan në buxhetin e saj për Gjykatën Speciale.”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, ndodhen në paraburgim në Hagë që prej vitit 2020, ndërsa procesi gjyqësor ndaj tyre ka nisur në prill të vitit 2023 dhe po hyn në fazën përfundimtare.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 