Pas një Euro 2020 të goditur nga pandemia, rikthimi i tifozëve në stadiume ishte një ngjarje shumë e mirëpritur në turneun kontinental dhe me shifra rekord. Përveç 2.7 milionë njerëzve që ndoqën ndeshjet në Gjermani, kishte edhe 6.2 milionë vizitorë të tjerë në 18 zonat e tifozëve në të gjithë vendin.

Euro 2024 u ndoq nga ekrani në mbi 190 shtete duke arritur audiencën e jashtëzakonshme televizive globale prej 5.2 miliardë shikuesish. Shitja e së drejtës televizive solli edhe shumë të ardhura që tashmë uefa do të nisë t’i shpërndajë.

Gjatë katër viteve të ardhshme, një rekord prej 935 milionë eurosh të ardhura nga EURO 2024 do të rishpërndahet midis 55 federatave anëtare të UEFA-s përmes programit HatTrick. Për më tepër, 331 milionë euro iu dhanë Federatave në para dhe 240 milionë euro të tjera iu dhanë klubeve vendase që lejuan lojtarët të merrnin pjesë në finalet e kompeticionit.

Në Gjermani, zhvillimet e infrastrukturës në stadiume do të vazhdojnë të sjellin përfitime, ndërkohë që 190 klube amatore dhe 21 federata rajonale kanë marrë 7 milionë euro mbështetje financiare për projektet e qëndrueshmërisë përmes fondit të klimës EURO 2024.

Tv Klan