Fehmi Abdiu është shprehur se atentati ndaj tij ka qënë politik për shkak të funksionit të tij në Gjykatën Kushtetuese. Kreu i gjykatës më të lartë në vend ka shmangur sot çdo pistë tjetër hetimore duke i detyruar specialistët të vënë theksin tek motivi politik i krimit. Abdiu ka dhënë deklarimet e tij për atentatin e rëndë vetëm 48 orë pas ngjarjes, kur ndodhej në gjendje më të mirë shëndetësore dhe i siguruar nga policia. Sipas burimeve, Abdiu nuk ka dhënë ndonjë fakt konkret që do të ndihmonte konkretisht hetimet, por ajo çfarë ishte më e rëndësishme në dëshminë e tij, kishte të bënte me caktimin e versionit politik të aktit. Për të parë se çfarë provash kanë qënë mbledhur, në komisariatin numër 3 është bërë një analizë pune me drejtuesit më të lartë të Policisë Kriminale dhe të Antiterrorit. Megjithëse angazhimi është i madh, specialistët mendojnë se kjo çeshtje do të vazhdojë të mbetet enigmë dhe për shumë kohë.

Pamje nga pallati i Fehmi Abdiut, policia Komisariati nr.3/tvklan.al

Gazetar : Roland Zili