Fëmijët që lindin në vitet në vazhdim do të jetojnë 3 vite më pak. Këto janë përfundimet e një studimi britanik të kryer kohët e fundit në lidhje me jetëgjatësinë e njeriut.

Raporti për statistikat në rang kombëtar në Britaninë e Madhe për fëmijët, tregon se një bebe e lindur në vitin 2019 do të festojë tre ditëlindje më pak. Kështu, krahasuar me llogaritjet e mëparshme, një fëmijë i seksit femër ka gjasa të jetojë deri në 90 vjeç e katër muaj dhe jo deri në 93 vjeç e 6 muaj, ndërsa seksi mashkull do të jetojë deri në 87 vjeç e 4 muaj.

Raporti uli gjithashtu mundësinë që fëmijët të shkojnë deri në 100 vjeç.

Por çfarë po ndodh?

Bazuar në atë që thonë ekspertët, rezultatet nuk përputhen me pritshmëritë. Statisticienët kanë riparë supozimet e tyre dhe rezultati që kanë arrirë është raporti i përmendur më lart, pra 3 vite më pak jetë.

Pse ndodh kjo?

Një ndër faktorët kryesorë që ka çuar në minimizimin e viteve të jetës është sindroma “Dementia” që ka të bëjë me humbjen e funksionit të trurit dhe aftësive të tjera njohëse. Edhe mënyra e jetesës, konsumimi i cigares dhe alkoolit janë kthyer në pengesa për të pasur një jetë sa më të gjatë.

Klan Plus