Një 10 – vjeçare nga Bangladeshi, me lytha si të pemës në fytyrë, mund të jetë femra e parë në botë e prekur nga ajo që njihet si “sindroma e njeriut pemë”.

Babai i Sahana Khatun nisi të shqetësohej kur kjo masë në fytyrën e të bijës nisi të përhapej.

Ai e çoi atë në Dhaka, ku mjekët dolën në përfundimin se ajo mund të kishte të njëjtën sëmundje, tmerrësisht të rrallë, që ka prekur vetëm 4 person në të gjithë botën, të gjithë meshkuj.

Emri shkencor i kësaj sëmundje është

 epidermodysplasia verruciformis

ose

Lewandowsky–Lutz dysplasia,

 por në gjuhën e zakonshme ajo njihet ndryshe si “sindroma e njeriut pemë”, për shkak të pamjes që kanë masat që rriten në trup, të cilat duken si lythe peme.

Duke folur për AFP, drejtuesja e Kolegjit Spitalor Mjekësor të Dhakas, Samanta Lal Sen tha se besonte që 10 – vjeçarja ishte femra e parë në botë e prekur nga kjo sindromë.

Ndërsa babai i Sahana tha se familja e tij është tepër e varfër dhe se shpresonte që mjekët do të arrijnë t’ia heqin këtë masë nga fytyra e saj e bukur.

Në fillim të Janarit, u bë e ditur se një prej personave më të famshëm në botë që vuante nga kjo sindromë, Abul Bajandar do të mund t’i rikthehet jetës së tij normale, pas ndërhyrjeve po në të njëjtën qendër spitalore./tvklan.al