Pasioni i Sir Alex Ferguson për Manchester United nuk njeh moshë. Edhe pse me këmbën e dëmtuar dhe të vendosur në protezë, legjenda e klubit ishte i pranishëm në stadium për të ndjekur nga afër sfidën ndaj Hull City.

Një dashuri e veçantë, që nuk është zbehur as pas shumë vitesh nga largimi i tij nga pankina. “Djajtë e Kuq” ia shpërblyen praninë në mënyrën më të mirë, duke triumfuar me rezultatin e thellë 5-2.

Ferguson mbetet trajneri më jetëgjatë dhe një prej figurave më të mëdha në historinë e Manchester United, duke e mbajtur klubin për shumë vite në majat e futbollit anglez dhe europian.

Që prej largimit të tij, trofetë kanë qenë shumë më larg, ndërsa hija e epokës Ferguson vazhdon të jetë e pranishme në “Old Trafford”.

Klan News

/tvklan.al