Dolën me mjetet e tyre bujqësore dhe bllokuan rrugën e fshatit Drithas në Maliq.

Fermerët e fushës së Korçës kanë dalë në protestë pasi thonë se nuk ka treg për produktet e tyre. Sipas prodhuesve çmimi është tepër i ulët dhe kjo situatë është si pasojë e produkteve të importit. Fermerët thonë se kostot e prodhimit janë të larta dhe çmimi i shitjes nuk i mbulon

“Qumështi 50 lekë, patatja 20 lekë, qepa 20 lekë, në fund të fundit duam të mbajmë familjen,” tha një fermer.

“Nuk po na ecën fare. Gruri ka rënë në 10.7 lekë, patatja dhe qepa kanë rënë po ashtu,” tha një tjetër.

“Ne nuk shesim dot pataten, qepën dhe grurin. Si asnjëherë tjetër gruri është me 24 lekë kilogrami, kurse kostoja e grurit shkon mbi 34 lekë dhe ne që në shitje jemi minus,” tha një fermere.

“Po hyn produkt informal, nga vendet e rajonit si Kosova, Serbia dhe nga vendet e tjera. Tjetra çfarë kemi fermerët që nuk e përballojnë dot dhe nuk hyjnë dot në konkurrencë të ndershme me fermerët e Kosovës, Serbisë dhe të Maqedonisë. Shteti shqiptar i ka lënë fermerët në harresë, nuk i ka subvencionuar në asnjë lloj forme,” shtoi një tjetër.

Bllokimi i lëvizjes së automjeteve me mjete bujqësore solli ndërhyrjen e policisë. Kjo shkaktoi tensione mes uniformave blu dhe protestuesve

Në përfundim të protestës policia gjobiti rreth 30 fermerë për bllokimin e rrugës.

Klan News