Kur të rriturit e kolegjeve përfundojnë shkollën hedhin kapelet, ndërsa të vegjlit e “Turgut Ozal”-it në klasën e dytë në prag të përfundimit të shkollës kanë shpalosur diturinë përpara prindërve të tyre. Festë që motivohet me fundin e këtij viti, por në të janë parë elementë të formuar edhe në fushën jetësore. Lumturia e tyre në këtë festë ishin prindërit. Mësuesit kanë arritur të marrin frutin e asaj çka kanë mbjellë gjatë vitit, ndërsa prindërit kanë parë se fëmijët e tyre kanë nxënë më shumë e janë bërë më të rritur. Notat festive nuk vlenin vetëm për të vegjlit, ata bënë apel e dhanë mesazhe për të rriturit dhe ata që na qeverisin. Të tjetërsohet e ardhmja e ulen tensionet. Në tekstet e tyre protagonistë ishin dhe fëmijët që vuajnë, kërkesë për paqe dhe për të ngujuarit nga gjakmarrja. /tvklan.al