Me rastin e festëts së Pashkëve Presidenti rus Vlaidmir Putin shpalli armëpushim por për homologun e tij Volodimir Zelenksi armëpushimi mbetet vetëm në fjalë.
Luftimet sipas kreut të Kremlinit do të ndaleshin nga ora 6 pasdite me orën e Moskës të shtunën deri në mesnatën e së dielës mbrëma.
Por Zelenski tha se kishte pasur qindra raste të bombardimeve të shtunën në mbrëmje ndërsa herët në mëngjes forcat ukrainase raportuan 59 raste të bombardimeve dhe pesë tentativa sulmi përgjatë vijës së frontit.
Presidenti rus Putin përsëriti se Kievi ishte i gatshëm të zgjaste armëpushimin për 30 ditë, por tha se nëse Rusia vazhdonte të luftonte të dielën, po kështu do të bënte edhe Ukraina.
Në ditën e Pashkëve Zelenski kërkoi qytetarëve të tij të mos heqin dorë nga shpresa se paqja do të kthehet në vendin e tyre dhe të këmbëngulin për të kapërcyer rrugën e vështirë të luftës në të cilën ata kanë udhëtuar prej 1152 ditësh.
Duke qëndruar përpara kishës kryesore të Kievit, Katedrales së Shën Sofisë, Zelenski tha në këtë video të shpërndarë në mediat sociale se Ukraina nuk e humb kurrë besimin.
“Sot është një ditë shumë e veçantë, një ditë që e presim gjithmonë me padurim, një ditë e festuar nga miliona njerëz, Pashkët. Një ditë që është një rreze drite, veçanërisht e ndritshme dhe e fortë në kohët kur retë e errëta përpiqen të mbulojnë qiellin tonë. Një ditë që na jep të gjithëve shpresë dhe na kujton: e keqja ka orën e saj, por Zoti do të ketë ditën e Tij”, shprehet Zelenski.
Edhe në vitin 2023 u bënë përpjekje që gjatë festës së Pashkëve të kishte një armëpushim por edhe në atë rast këto përpjekje dështuan.
Klan News