Më 12 dhe 13 qershor, mijëra besimtarë nga e gjithë Shqipëria dhe më gjerë i drejtohen Kishës së Shna Ndout në Laç, për të marrë pjesë në ceremoninë përmbyllëse të pelegrinazhit 13-javor në nder të këtij shenjtori.
Një pjesë e madhe e pelegrinëve qëndrojnë natën në ambientet përreth kishës, duke e kthyer këtë ngjarje në një moment të rëndësishëm shpirtëror dhe kulturor.
Ipeshkvi i Tiranë-Durrës, Arjan Dodaj dëshmon se as pasuria s’e ka mbytur besimin, aq më pak në këtë vend të shenjtë.
Tradita e këtij pelegrinazhi është thellësisht e rrënjosur në besimin popullor, dhe çdo vit mbledh një numër të madh besimtarësh.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 