Banorët ekspozojnë në panair fruta të zonës, bëhen pjesë qindra vizitorë

Godoleshi njihet për prodhimin e qershive. Kjo periudhë është edhe piku i prodhimit të tyre. Me këtë rast vetë banorët  e fshatit organizuan festën Qershi dhe Dashuri.

Në panair u ekspozuan qershi dhe fruta të tjera të zonës dhe prodhime blegtorale.

Nuk mungoi as një koncert me muzikë dhe kërcim.

Banorët e fshatit ishin veshur me veshje tradicionale të zonës ndërsa festën e shijuan edhe vizitorë të shumtë.

Është një festë shumë e mirë, jo vetëm për faktin e atmosferës që sjell në fshat, por edhe për promovimin e produkteve bujqësore bio që ofron Godoleshi, siç është qershia”.

Qëllimi i çdo feste është dashuria ndërmjet njerëzve dhe sa më shumë dashuri, aq më shumë qetësi, aq më shumë të ardhme të sigurtë”.

Ky organizim nuk i ka shpëtuar as fotografit të famshëm të “National Geographic”, Tomasz Tomaszeweski.

“Kam shkuar në shumë vende të botës, por u mahnita nga mikpritja që gjeta. Jam ipresionuar nga veshjet dhe tradita. Banorët janë të mrekullueshëm”, tha fotografi.

Kjo festë është kthyer tashmë në traditë në Godolesh të Elbasanit.

Klan News