Krahas bashkatdhetarëve, në Shqipëri festat e fundvitit kanë sjellë edhe fluks turistësh të huaj. Përfaqësuesit e tur operatorëve thonë se strukturat akomoduese janë mbi 95 % të ezauruara, teksa Durrësi mbetet edhe këtë vit më i preferuari.
“Si çdo fundvit edhe këtë vit ka lëvizje,si shqiptarët që jetojnë jashtë që vijnë në Shqipëri për të kaluar festat e fundvitit. Lëvizjet janë përgjithësisht të prenotuara dhe prenotimet janë afër fundit. Fundviti kryesisht me Durrësin destinacion numër një, Tiranën dhe Vlorën dhe më pak qytetet e tjera”, tha Besnik Vathi, Shoqata e Turoperatoreve.
Turistët nga vendet e rajonit, si dhe ata nga vendet e BE përbëjnë edhe numrin më të madh të vizitorëve në Shqipëri.
“Flasim për të huaj që vijnë nga rajoni, nga bullgaria dhe më pak nga Serbia, Maqedonia, Mali i Zi, Kosova, edhe shqiptarët që banojnë jashtë. Janë qytete që organizojnë festat në hotele. Durrësi ka më shumë hotele. Edhe Italian ka. Tregjet e reja fillojnë më numër të vegjël dhe pastaj zgjerohen”, shtoi Vathi.
Për sa i përket vendeve me borë, turoperatorët thonë se duhet te fokusohemi tek investimi i rrjetit të skive, për të patur një turizëm të mirëfilltë edhe në këtë drejtim.
Çdo vit Shqipëria po thith tregje të reja turistike, me turistë të rinj nga Azia apo edhe Afrika.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 
