Një festë e madhe futbolli ishte mbrëmja e së dielës në Tiranë.

Fun zone në Sheshin Skënderbej u mbush si asnjëherë më parë.

Tifozët ndoqën sfidën e finales Argjentinë-Spanjë. Për ta nuk ishte thjesht një ndeshje që do të shkruante historinë e Kupës së Botës, por një mbrëmje bashkimi, emocionesh e kujtimesh mes miqsh.

Brohoritjet, duartrokitjet, zhgënjimet u ndërthurën së bashku përpara ekranit gjigant, për çdo aksion në fushë.

Fun zone në zemër të Tiranës mblodhi tifozët shqiptarë të Spanjës e Argjentinës, si dhe shumë të huaj që kjo finale e madhe i gjeti në kryeqytetin shqiptar.

Sfida për Kupën e Botës u ndoq përmes ekranit të TV Klan edhe në të gjitha lokalet e Tiranës, në një atmosferë elektrizuese.

Ndërsa rrugët e kryeqytetit ishin bosh në mbrëmjen e festës së futbollit, pasi qytetarët ishin të mbërthyer para ekranit të TV Klan për të ndjekur sfidën që përcaktoi mbretëreshën e re të futbollit në botë.

Tv Klan

/tvklan.al