Spektakël dhe përmbysje në javën e pestë të Europa League. Milani dhuroi një fitore të rëndësishme, duke triumfuar 4-2 ndaj Olympiacosit.
Grekët kaluan të parët në avantazh në minutën e 31-të, pas një autogoli të portierit Maignan, ndërsa në minutën e 49-të Silva dyfishon shifrat.
Por Milani reagoi fuqishëm. Në minutën e 59-të, Hutchinson ngushtoi diferencën, ndërsa Cissé riktheu baraspeshën.
Në të 71-ën, Pulisic përmbysi rezultatin, përpara se Moreira të vuloste fitoren 4-2 në fund të takimit.
Një sukses i rëndësishëm për kuqezinjtë, që ngjiten në kuotën e 6 pikëve, ndërsa Olympiacosi mbetet me 10 pikë.
Fitore bindëse edhe për Juventusin, që në Torino triumfoi 4-1 ndaj qipriotëve të Omonias. Janë miqtë që zhbllokuane rezultatin në minutën e 15-të, por reagimi i bardhezinjve nuk vonoi.
Cambiaso riktheu baraspeshën në minutën e 37-të, ndërsa vetëm gjashtë minuta më vonë, Ekhator përmbysi gjithçka, duke i dhënë Juventusit avantazhin 2-1.
Në pjesën e dytë, Conceição thelloi rezultatin me golin e tretë, ndërsa Boga, në minutën e 80-të, vulosi fitoren 4-1.
Tre pikë të rëndësishme për bardhezinjtë, që ngjiten në vendin e dytë me 13 pikë, ndërsa Omonia mbetet në kuotën e 6 pikëve.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
