Elbasani festoi me tifozët në “Elbasan Arena” titullin si kampion i Kategorisë së Parë dhe kalimin në Superiore.

Verdheblutë e mbyllën sezonin e rregullt me fitoren 3-2 ndaj Bylisit. Më pas presidenti i FSHF Armand Duka u dorëzoi trofeun. Ballshiotët vendosën ta luanin takimin në “Elbasan Arena” për të respektuar verdheblutë.

Vendasit e gjetën golin me Grecën. Por Bylisi barazoi me Peraltan në të 31 dhe kaloi në avantazh me Xheferson. Elbasani e kërkoi golin dhe shënoi dy herë me Gavën dhe Hoxhajn.

Pas takimit, trajenri Nevil Dede, që ka fituar trofe me verdheblutë edhe si futbollist, tregoi emocionet për këtë sukses.

Nevil Dede, trajner i Elbasanit: Ka përcjellë dashuri gjithë kohën dhe ne mundohemi t’ja shpërblejmë. Jam krenar për këtë ditë. Mendoj që ky qytet e meriton, eduktaën, fisnikërinë dhe ndjenjën që përcjell për këtë sport që ne bëjmë, është e veçantë.   

Ndërsa kapiteni Orges Gava pret suksese edhe në Superiore.

Orgest Gava, kapiten i Elbasanit: Për mua është një kënaqësi shumë e madhe që e çoi Elbasanin në Superligë. Me thënë të drejtën e prisja, sepse për atë u futa që të kthenim rezultatin dhe besoj se ja dolëm.

Nga sezoni i ardhshëm, Elbasani do të luajë në elitën e futbollit shqiptar.

Klan News