Muhamet Malo: Desha t’ju them vetëm dy fjalë lidhur me telesporti, i cili ka një angazhim, ka një mision që i ka dhënë detyrë vetes, të promovoj, të sensibilizoj dhe në mënyrë modeste të financojë sportin shqiptar, të gjitha llojet e sporteve.
Adi Krasta: Telesporti është në fakt një televizion që ka marrë një mision të veçantë. Telesporti tani ka një mbështetje të shkëlqyer teknike. Pa dyshim që telesporti në zhvillimin e tij do t’i shkoj absolutisht konform rregullave të përcaktuara të shtrirjes gjeografike.
Mirjan Hakani: Tashmë ne jemi të gatshëm të pasqyrojmë në nivel dhe cilësi të lartë teknike çdo aktivitet, ndeshje të kampionatit kombëtar. Jemi në trajta të tilla me disa klube , por kuptohet brenda një viti nuk mundet që gjithçka të arrihet menjëherë. Prioritet i joni kanë qenë dhe janë jo vetëm ndeshjet e kampionatit kombëtar të futbollit, por dhe të kupave të kampionatit kombëtar të basketbollit, volejbollit, çka na largon ne thjesht nga komercialiteti, pra nga pasqyrimi i aktiviteteve thjesht komerciale. Ne bëjmë edhe promovimin e sportit.
Muhamet Malo: Për ta përkufiziuar me pak fjale unë do të thoja që telesport në vetvete ka marrë një angazhim, i ka dhënë vetës më tepër le të themi një angazhim dhe ka marrë përsipër që të ndihmojë të gjithë opinionin sportdashës, të ndihmojë të gjithë njerëzit që janë afër sportit, t’ju japin ndihmën e vetë dhe në një farë mënyre të luajë rolin që i takon në këtë angazhim.
“A e ka në plan telesporti që të paktën kampionatitn botëror të futbollit ta bëjë pronë të tij në mënyrë që të mos ketë një shpërndarje në shumë kanale, duke sjell çrregullime te shikuesit?”
Ju përshëndes si staf profesionistësh për ndihmën e madh që na keni dhënë si federatës së shahut ashtu edhe bilardos, dhe shpresoj që të bëjmë gjëra akoma më të bukura.
“Fatmirësisht miku im i nderuar , i dashut Met, është sot një njeri që jo vetëm ndihmoi sportin që luhet me top, luhet në fusha të ndryshme, por që të luash sport nuk mjafton as këmba vetëm, as dora vetëm, por mjafton diçka tjetër, xhepi. Xhepi, sepse unë jam bankier dhe Meti është i pari nga fusha juaj që është aksionari kryesor në institutin e parë shqiptarë me kapita shqiptar Credins, që këto ditë do të kthehet në bankën e parë shqiptare me kapital tërësisht vendas. Ky është urimi më i mirë që Telesporti do të përparoj siç tha zoti Met dhe zoti Krasta, sepse ka Metin, fuqinë e tij, por ka dhe fuqinë absolute të bankës”.
“Mirë është që dhe në telesport të kenë hapësirën e vetë edhe fëmijët se nesër ata do të jenë shikuesit tuaj”.
“Fjala sport është fjalë e madhe. Kemi një jetë të tërë që merremi me sport dhe duke hapur një kanal televiziv në Shqipëri gjithsekush që merret me sport e gjen dhe aty vetveten”.
“Cili emision nga ata që shfaqen në ekran është më i ndjekuri, nëse ka ndonjë statistikë?”
Adi Krasta: Dua të shoh ndoshta ça thuhet për të njëjtën gjë në një televizion tjetër, kurse ne sportin e bëjmë më mirë se të gjithë të tjerët kështu që nuk mund të mos jemi të kënaqur që ata shikues që i kemi i kemi shikues vetëm për vete./tvklan.al












Botërori 2026 