Fidel Ylli është konfirmuar President i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar. Ai u rizgjodh kreu i KOKSH-it për një mandat tjetër 4-vjeçar në asamblenë e mbajtur këtë të mërkurë.

Ylli ishte kandidati i vetëm për President. Fidel Ylli mori 64 vota pro dhe 3 kundër.

Në këtë asamble mungoi Federata Shqiptare e Futbollit, pasi nuk u përfshi në rendin e ditës, një vendim i Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit Sportiv që përmbyste vendimet e marra gjatë Asamblesë së Jashtëzakonshme KOKSH-it të mbajtur më 10 janar 2021.

Në anën tjetër Komiteti Olimpik Shqiptar tha se ankesa e FSHF-së nuk është pranuar më pas nga Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë.

Tv Klan