Kandidati i Partisë Demokratike në Fier, Fatjon Semanjaku u shoqërua në komisariatin e Policisë, pasi kundërshtoi policët bashkiakë teksa po hiqnin një banderolë në qendër të qytetit.
Ky është momentin kur Semanjaku kundërshton forcat bashkiake.
Në njoftimin për shtyp Policia e Fierit deklaron se Drejtori i Policisë Bashkiake ka njoftuar te Salla Operative se një subjekt politik ka vendosur poster në qendër të qytetit, në kundërshtim me ligjin dhe po kundërshton forcat e Policisë Bashkiake.
Policia thotë në deklaratë se për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit kanë shoqëruar personin që po kundërshtonte policinë bashkiake, kandidatin për deputet të Partisë Demokratike, Fatjon Semanjaku, i cili është lënë menjëherë i lirë.
Në policinë e Fierit shkoi edhe drejtuesi i PD së qarkut, Gazment Bardhi. Më pas në zyrën e partisë, në krah të kandidatit Semanjaku, Bardhi akuzoi policinë bashkiake dhe atë të rendit.
“Kandidati Semanjaku është penguar nga banditë me uniformë të të korruptuarit në krye të bashkisë së Fierit, Armando Subashi, që të ushtrojë fushatën përmes stendave. Më pas është urdhëruar shoqërimi me dhunë i tij në polici. Ky është një akt i pashembullt që tregon sesi shteti është shkrirë me partinë”, thekson Bardhi.
Bardhi theksoi se qëllimi është intimidimi i kandiatëve të opozitës në prag të zgjedhjeve të 11 Majit.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
