Qyteti është mbuluar nga gazrat që çliron djegia e mbetjeve

I gjithë qyteti i Fierit ndodhet nën pushtetin e tymit. Sikur të mos mjaftojnë temperaturat e larta, banorët e Fierit duhet të përballen edhe me erën e rëndë të gazit metan.

Prej ditësh i mbajnë të mbyllura dyert dhe dritaret! Megjithatë tymi ka përfshirë çdo hapësirë.

Diegia e mbetjeve urbane ka sjellë probleme edhe për lëvizjen në autostradë. Tymi i zi iu pengon shikimin drejtuesve të automjeteve.

Shkaku i djegies së mbetjeve nuk është zbardhur ende, ndërkohë që nga Bashkia Fier thonë se plehrat nuk do të hidhen më në Mbrostar duke nisur nga fundi i Gushtit.

“Në fund të Gushtit nis puna e inceneratorit dhe plehrat nuk do hidhen më në këtë fushë”.

Fusha e plehrave ne Fier vijon të digjet prej 4 ditësh. Zjarrfikëset janë larguar pasi i shuan flakët, por mjetet e rënda po punojnë duke hapur vatrat e ndezura, e duke hedhur dhe mbi to.

Tv Klan