FIFA ka përcaktuar vazot për shortin e finaleve të Kupës së Botës 2026. Eventi do të zhvillohet në Meksikë, SHBA dhe Kanada.

Shorti do të hidhet më 5 dhjetor dhe do të transmetohet në TV Klan. Shqipëria nëse ia del që të kualifikohet pas ndeshjeve të play-off, bashkë me tre kombëtaret e tjera të zonës europiane do të vendoset në vazon e 4-t. Në fazën play-of janë 16 skuadra që luftojnë për 4 vende.

Më 26 mars, kuqezintjë e Silvinjos ndeshen me Poloninë në transfertë.

Nëse fitojnë, atëherë do të duhet të mposhtin 4 ditë më pas, fituesin e çiftit Ukrainë – Suedi.

Vendet mikpritëse Kanadaja, Meksika dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe kampionia në fuqi e Botës, Argjentina, do të jenë në vazon e parë.

Finalet e Botërorit 2026 do të luhen për herë të parë me 48 ekipe pjesëmarrëse.

Eventi nis më 11 qershor dhe përfundon më 19 korrik dhe do të transmetohet eksluzivisht në TV Klan.

/tvklan.al