Rasti i kartonit të kuq të anuluar për Folarin Balogun në ndeshjen mes SHBA-së dhe Bosnjës vazhdon të prodhojë pasoja të gjata në botën e futbollit.
Për të justifikuar ndërhyrjen e saj direkte në pezullimin e këtij dënimi, FIFA po tenton të ndryshojë rregulloren tre muaj pas këtij episodi të bujshëm.
Anëtarëve të Këshillit u është dërguar një dokument me propozimin për të modifikuar nenin 27 të Rregullores së FIFA-s, ku saktësohen situatat kur një skualifikim nuk mund të pezullohet.
Me këtë lëvizje, FIFA kërkon të shfajësohet duke lënë të kuptohet se rregullorja e mëparshme për raste si ai i sulmuesit ndaj Muharemovic ishte e paqartë.
Situata mori përmasa politike kur presidenti i SHBA-së, Donald Trump, zbuloi se kishte telefonuar mikun e tij Infantino për t’i thënë se ndërhyrja nuk ishte faull, gjë që solli edhe anulimin e kartonit.
Pavarësisht këtij favorizimi që ndezi polemika të shumta, kombëtarja amerikane nuk shkoi larg, pasi u eliminua me humbje të thellë 4-1 nga Belgjika në atë Botëror.
Votimi për këtë propozim pritet të mbahet këtë të enjte më 15 tetor, ndërkohë që viti 2027 afron dhe konsiderohet si një vit vendimtar për të ardhmen e presidencës së FIFA-s.
/tvklan.al












Botërori 2026 
